Rama: PS e gatshme të hyjë e vetme. Basha: Data 18 qershor gati e pamundur

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Pakespozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, ka deklaruar se Partia Socialiste është e gatshme të hyjë e vetme në zgjedhje, edhe pa aleatin e saj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

“Në Shqipëri nuk ndalohet ushtrimi i aktivitetit të çdo partie por nuk ka asgjë që e bën të pabarabartë garën mes partive sepse në Shqipëri zgjedhjet i administron një institucion që quhet administrata zgjedhore. 50% të tij e ka shumica dhe 50% opozita. Qeveira ka detyrën që përmes policisë së shtetit të bëjë shoqërimin e kutive të votimit, t’i çojë nga qendra e votimit tek ajo e numërimit”, shprehet Rama.

Nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”, drejtuar nga moderatori Blendi Fevziu, ka deklaruar se zgjedhjet e 18 qershorit varen nga standardi dhe jo nga koha.

“Në gjykimin tim ka shumë pak kohë për tu përmbushur parametrat që ka shtruar Partia Demokratike. Sa më shumë që Rama të rrijë në zyrë, aq më shumë do shtyhen zgjedhjet. Në momentin e parë që përmbysen objektivat e ngritura nga Partia Demokratike në lidhje me dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do ketë zgjedhje. Data 18 qershor është gati e pamundur.”- shprehet Basha.

Aktualitet

Archives