Klodiana Shala: Kampionët shqiptarë nuk kanë asnjë ditë sigurime

Atletja Klodiana Shala, në emisionin “Opinion” ka deklaruar se sportistët e sporteve individuale në Shqipëri, janë emigrantë që punojnë në të zezë.

Klodiana u shpreh  se sportistët nuk kanë asnjë ditë sigurime.

Ajo theksoi se ajo vetë ka 20 vite karrierë sportive, por asnjë ditë sigurime.

“Ne jemi në të zezë dhe s’kemi asnjë ditë sigurime. Të gjithë ne këtu. Mund t’i pyesësh. Jemi emigrant në të zezë në shtetin tonë”, -tregoi Klodiana Shala.

Pa ashtu,  Sait Prizreni ka treguar se në vitin 2002 në Kampionatin Europian për të rinj u rendit i treti dhe fitoi medaljen e parë të bronzit në Shqipëri dhe ai është shpërblyer vetëm 540 mijë lekë të vjetra nga shteti shqiptar.

Nëse një sportist garon në kampionate të huaja për shtete të tjera sipas Prizrenit e ka të sigurtë jetesën për gjithë jetën, vetëm me pagesën dhe shpërblimet që ka marrë përgjatë karrierës së tij si sportist.

Aktualitet

Archives