Tusk: Përgjegjësi kanë gjithashtu përkrahësit regjimit të Esadit

Donald Tusk Presidenti i Këshillit Evropian, deklaroi të mërkurën se BE-ja dënon fuqishëm sulmin me armë kimike, i cili shkaktoi vdekjen e shumë civilëve në Han Shejhun, duke theksuar se përgjegjësi më i madh i këtyre tiranive është regjimi sirian.

Në kuadër të vizitës së tij në Athinë, Donald Tusk realizoi një takim me Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ndërsa më pas organizuan së bashku një konferencë shtypi.

Pasi vuri në pah se dënojnë në mënyrën më të ashpër të mundshme sulmin kimik, që shkaktoi vdekjen e të paktën 100 civilëve në qytetin Idlib të Sirisë, Tusk u shpreh me këto fjalë: “Vrasja me armë kimike e njerëzve, pa dallim në fëmijë, gra dhe burra, rezultoi një kujtesë tragjike e egërsisë së regjimit sirian dhe këtij konfikti. Kjo s’është hera e parë që rastisim një sulm të këtij lloji në Siri. Autorët e këtij sulmi duhet të përgjigjen, duhet të japin llogari. Përgjegjësi më i madh i këtyre tiranive është regjimi sirian. Por përgjegjësi morale dhe politike kanë gjithashtu përkrahësit e regjimit.”

Mes të tjerash, presidenti i Këshillit Evropian u ndal edhe mbi krizën e refugjatëve dhe nënvizoi se pjesa më e vështirë ka mbetur prapa.

“BE-ja është plotësisht e sigurt për çështjen se mund të rikthejë sirianët në Turqi. Sa i përket çështjes së refugjatëve sirianë, Turqia e ka treguar veten dhe përkujdesjen e saj për mbrojtjen e tyre. Evropa gjithashtu po bën përpjekje të mëdha që ata të jenë atje nën kujdes”, tha Tusk.

Aktualitet

Archives