Neymar e lë pas Messin, shënon 100 gola më shpejt

Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi (L) and Barcelona's Brazilian forward Neymar da Silva Santos Junior (R) react prior to the 48th Joan Gamper Trophy football match FC Barcelona vs Santos at the Camp Nou stadium in Barcelona on August 2, 2013.

 

Neymari është bërë lojtari i 18-të në histori të Barcelonës që shënon së paku 100 gola. Ai shënoi golin e 100 me fanellën e Barcelonës në fitoren 4:1 ndaj Grandas. Këtë shifër Neymari e arriti me 177 paraqitje.

Prej këtyre 100 golave, vetëm gjashtë i ka shënuar me kokë, 24 me këmbën e majtë dhe 70 tjera me atë të djathtë. Kështu, Neymari la prapa Leo Messin sa i përket arritjes së 100 golave të parë me Barcelonën.

 

Messi kishte shënuar 100 gola për Barcelonën në 188 paraqitje, Neymari e arriti këtë shifër 11 paraqitje më pak. Por sot, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Messi, është golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës.

 

 

 

 

Aktualitet

Archives