Shpërthimet terroriste në metronë e Shën Peterburgut, Bushati: Qëndrojmë së bashku kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në Twitter për shpërthimet në metronë e Shën Peterburgut

“I trishtuar nga shpërthimet që shkaktuan të vrarë dhe të plagosur në metronë e Shën Peterburgut. Ngushëllime popullit rus. Qëndrojmë së bashku kundër terrorizmit!”, ka shkruar ministri Bushati.

Dhjetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot gjatë një shpërthimi në metronë e Shën Petërburgut.

Aktualitet