5 ushqimet që duhet të hani rregullisht për një lëkurë që shkëlqen

Kur është fjala për shkëlqimin natyral të fytyrës, ju me të vërtetë reflektoni atë çka hani. Si pas një fytyre plot jetë si dhe pas një fytyre më probleme qëndron ushqimi. Janë vlerat ushqyese që ne marrim ato që luftojnë puçrrat, rrudhat, acarimin apo skuqjen e lëkurës. Duke ju shtyrë të hiqni dorë nga ushqimet e varfëra në vlera ushqyese, Living ju këshillon të konsumoni rregullisht ushqimet e mëposhtme nëse doni një lëkurë që shkëlqen nga brenda jashtë.
1.Turmerik
Kjo erëz e fuqishme anti-inflamatore është e pasur në antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë krijimin e rrudhave.
2.Vezët
Falë përmbajtjes së lartë në zink veza mban nën kontroll prodhimin e yndyrës duke minimizuar krijimin e puçrrave. Ajo gjithashtu luan një rol thelbësor në formimin e kolagjenit.
3. Salmon
Është i pasur në acide yndyrore omega-3 që ruan elasticitetin e lëkurës, redukton inflamimin, dhe parandalon ndarjen e kolagjenit, duke e mbajtur lëkurën tuaj të butë dhe të shëndetshme.
4.Kërpudhat janë një burim i madh i vitaminave B që ruan qelizat e lëkurës nga dëmtimi diellit. Kërpudhat janë gjithashtu një burim i madh i selen, një antioksidant që ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar.
5.Avokado. Ka një arsye pse ky frut është një përbërës popullor për maskat e fytyrë. Ka fibra, proteina, magnez, vitaminë B6, E dhe K. Ndryshe nga frutat e tjera, avokadot gjithashtu përmban yndyrna Omega-9 të cilat mund të ndihmojnë në riparimin e lëkurës të dëmtuara duke reduktuar acarimin dhe skuqjen.

Aktualitet