Ndahet nga jeta kantautori Françesk Radi

Që kur doli në skenë në fillim të viteve ’90 kantautori Françesk Radi sikur ndante një të “fshehtë” me publikun e sapohyrë në liri. Ishte i njëjti ritëm psikik dhe shpirtëror, që realizonte butë, plot dhimbje rebelimin mbi të shkuarën. Ishte koha e Françesk Radit që do perceptohej nga publiku shqiptar si njeriu që po merrte përdore lirinë e brishtë, bashkë me të edhe muzikën që ai bëri. Me timbër mjaft të afërt me Adriano Çelentanon, këngët e të cilit ishin si të tijat, duke i kënduar në çdo mjedis dhe sa herë në skenë. Me flokë të gjatë, i ulur me një kitarë në dorë, zëëmbël, lirik, Françesk Radi kështu do të kujtohet përjetësisht, një prej rocker-ve që nuk ulëriu, por vazhdoi muzikën deri në frymë të fundit. Një ditë më parë kantautori u nda nga jeta duke na lënë muzikën dhe imazhin njerëzor.

Aktualitet

Archives