Kryeministrja e Anglisë viziton vendet e Lindjes së Mesme

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May e filloi një turne treditore të vizitave në Lindjen e Mesme që do të përfshijë Jordaninë dhe Arabinë Saudite.

Në deklaratën e bërë nga Kryeministria e Anglisë thuhet se vizita që shefja e qeverisë angleze do të kryej në Jordani dhe Arabinë Saudite do të mundësojë forcimin e partneritetit të Anglisë me këto vende në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe tregtisë.

Bashkëpunimi me Jordaninë dhe Arabinë Saudite është i rëndësisë jetike për sigurinë e Anglisë u theksua në deklaratë ndërsa shkruhet se këtyre vendeve do ti jepet çdo lloj mbështetjeje për vendosjen e stabilitetit dhe ruajtjen e tij.

Gjatë kontakteve në Jordani që është edhe ndalesa e parë e Kryeministres May, pritet të publikohet edhe përkrahja e Forcave Ajrore të Jordanisë me trajnim ushtarak të personelit për luftën kundër DAESH-it. Parashikohet që May do të publikoj edh mbështetjen e Jordanisë në çështjen e refugjatëve.

Gjatë kohës deri sa May ishte Ministrja e Jashtme e Anglisë, ajo zhvilloi një vizitë në Jordani në vitin 2012, ndërsa Arabinë Saudite e kishte vizituar në vitin 2014.

Aktualitet

Archives