Përmbytjet në Kolumbi shkaktojnë shumë të vdekur dhe të zhdukur

Të paktën 200 persona kanë vdekur dhe 220 të tjerë janë plagosur ndërsa rreth 200 të tjerë janë shpallur të humbur pas një rrëshqitje të tokës që goditi qytetin e Mokoas, në jug të Kolumbisë, njoftoi Kryqi i Kuq.

“Kemi 200 të vdekur dhe shumë të plagosur dhe rreth 200 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur”, deklaroi Cesar Uruena, drejtori i përgjithshëm i forcave të shpëtimit të Kryqit të Kuq kolumbian pas dramës që ndodhi, pas shirave shumë të rrëmbyeshëm në këtë rajon.

“Ka rreth 17 lagje të prekura, ndërsa bilanci i mëparshëm fliste për 92 të vdekur”, situata mund të përkeqësohet, thekson Kryq i Kuq.

Aktualitet

Archives