Katër orë darka mes Ramës dhe Metës

Ka zgjatur plot katër orë darka e së dielës mbrëma në një restorant në zonën e “Pazarit të Ri” në kryeqytet, mes dy aleatëve qeverisës Edi Rama dhe Ilir Meta.

Kryeministri shoqërohej nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa kryeparlamentari nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.

Darka mes tyre përfundoi rreth orës 01.00 pas mesnate, ndërsa Rama dhe Meta kanë dalë të ndarë nga njeri tjetri, por të buzëqeshur. Të parët ishin Rama dhe Veliaj ata që dolën, të ndjekur më tej nga Meta dhe Vasili.

Ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndonëse në fokus të bisedës mes tyre ka qenë e ardhmja e koalicionit.

Ky takim vjen vetëm një ditë pas 1 prillit, kur katër vite më parë Rama dhe Meta nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit. Rama e ka deklaruar në mënyrë te përsëritur se dëshiron një tjetër mandat në krahë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që nga kjo parti nuk ka ardhur ende një përgjigje për vijimin e bashkëpunimit.

Aktualitet