Sot, te enjten festohet Nata e Madhe e Regaibit

Festimet e netëve të mira të kalendarit hënor kanë kuptime dhe veçori të ndryshme.

Për arsye të festave sipas kalendarit Hixhri (hënor), netët e mira që korrespondojnë sipas muajve dhe ditëve, të cilat ndryshojnë vazhdimisht sipas kalendarit diellor, kanë këto kuptime: Nata e Mirë e Mevludit është nata që festohet ditëlindja e Profetit Muhamed; Nata e Madhe e Regaibit është nata e fillimit të tri muajve të shenjtë për myslimanët, që emërtohen Rexhep, Shaban dhe Ramazan; kurse Nata e Mirë e Miraxhit është nata kur Profeti Muhamed doli përpara Allahut.

Nata e Beratit, është nata kur falesh me qëllim pastrimin nga gjynahet; dhe Nata e Kadrit nënkupton natën kur Profetit Muhamed ka filluar t’i dërgohet Kurani Famëlartë.

Gjatë këtyre ditëve dhe netëve, që janë shpërndarë gjatë gjithë vitit, njerëzit zhvillojnë veprimtari për të rikujtuar ngjarjet dhe me qëllim që t’i festojnë ato.

Në krye të këtyre veprimtarive qëndrojnë mesazhet e urimit, që njerezit i dërgojnë njëri-tjetrit , për më shumë paqe, harmoni dhe dashuri.

Aktualitet

Archives