Dita e luleve në Shkodër

Dita e Luleve, më 6 Maj, po kthehet nga viti në vit në një traditë festive për qytetin e Shkodrës. Organizimet për këtë ditë mbahen në mjedise të ndryshme të qytetit si në pedonale “Kolë Idromeno”, sheshi para Bashkisë, Parrucë, Sarreq, Pjacë. Në këtë ditë organizohen aktivitete të ndryshme si: Panairi i Luleve, Ekspozita me punime në pikturë kushtuar pranverës dhe natyrës, Panairi i pijeve dhe prodhimeve ushqimore vendase, Panairi i punimeve të artizanatit në dru, serm, bakër, qëndistari, etj, si dhe kostumeve tradicionale të zonës. Pjesëmarrës janë grupe të ndryshme artistike, ansambli i Qëndres kulturore “Pjetër Gaci”, orkestra popullore, formacioni i harqeve dhe këngëtarë të qytetit.

Në performim, nuk mungojnë aktivitet artistike për fëmijë si dhe manifestimi i tyre me temë “Shëtisin lulet në qytet”.

Aktualitet

Archives