Follow Ivanka Trump i bashkohet zyrtarisht administratës së babait

Ivanka Trump i është bashkuar zyrtarisht administratës së babait të saj si punonjëse e papaguar, me titullin Asistente e Presidentit, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Zonja Trump tha se do të shërbejë pa pagesë, pasi planet e saj për të shërbyer në një kapacitet më joformal janë vënë në pyetje nga ekspertët e etikës.

“I kam dëgjuar shqetësimet që kanë pasur disa me këshillimin e presidentit në kapacitetin tim personal”, tha zonja Trump.

Ekspertët e etikës kanë dalë me kritika javën e kaluar, pas raporteve se zonjës Trump do t’i jepet Zyra e Krahut Perëndimor në Shtëpinë e Bardhë, pa iu bashkuar zyrtarisht administratës.

Kritikët kanë thënë se roli i zonjës Trump duhet të bëhet zyrtar, në mënyrë që ajo të ketë detyrime si punonjëse federale dhe me standarde të etikës. Bashkëshorti i saj, Jared Kusher është këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump.

Aktualitet

Archives