Shqipëria në panairin e librit në Leipzig

Edhe këtë vit, letërsia shqipe është pjesë e panairit dhe festivalit  të librit në Leipzig, i cili do të mbahet mes datave 23- 26 mars, me autorë përfaqësues : Ridvan Didra (Shqipëri); Elona Çuliq (Shqipëri); Elvira Dones (Shqipëri – Zvicër); Shpëtim Selmani (Kosovë)

Autorët e Shqipërisë mbështeten nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI.

Panairi i Leipzigut dhe festivali i tij i leximit “ Leipzigu Lexon” janë ngjarja më e rëndësishme pranverore e librit europian, duke bërë bashkë në këtë festë të librit lexues, autorë, përkthyes, shtëpi botuese e kritikë letrarë  për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të kuptuar tendencat e fundit të librit.

Një ngjarje e tillë u jep mundësi edhe titujve shqip të njihen dhe të marketohen më mirë në arenën e madhe të botimeve europiane, falë kontributit, bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrisë së Kulturës me rrejtin TRADUKI.

Aktualitet

Archives