Erdoani ia bën të qartë BE-së: Nuk heqim ligjin anti-terror për vizat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ia ka bërë të qartë BE-së se nuk do të ndryshojë ligjet anti-terror në këmbim të heqjes së vizave me Turqinë.

“Ne do të ndjekim rrugën tonë, ju po doni të ndiqni tuajën”, tha Erdoan. BE-ja kishte kërkuar nga Ankaraja që të qartësonte përkufizimin e mbi termin terrorizëm, në mënyrë që t’i hapte rrugë heqjes së vizave në zonën “Schengen”.

Deklarata e kreut të shtetit vjen pas dorëheqjes se Ahmet Davutoglusë nga posti i kryeministrit. Heqja e vizave me Turqinë ishte pjesë e lehtësimit të krizës së refugjatëve, një prej më të rëndat e dekadës së fundit.

Aktualitet

Archives