Mali i Zi në Nato, Senati amerikan voton javën e ardhshme

Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell njoftoi se votimi procedurial për këtë çështje është caktuar të bëhet më 27 mars. Vendimi për të shkuar në votim erdhi pasi administrata e Trumpit u bëri thirrje ligjvënësve që të lëvizin më shpejt në këtë drejtim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u shkroi një letër drejtuesve të Senatit, duke thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte “fuqishëm në interes të Shteteve të Bashkuara”.

Të 28 anetarët e NATO-s duhet ta ratifikojnë pranimin e Malit të Zi, përpara se vendi zyrtarisht t’i bashkohet aleancës. Deri më tani, vetem 4 shtete nuk e miratojnë një hap të tillë. Votimi në Senatin amerikan ishte bllokuar për muaj të tërë nga dy seantorë republikanë, Rand Paul dhe Mike Lee, të cilët kundërshtojnë zgjerimin e aleancës ushtarake.

Aktualitet

Archives