Sot, Dita Ndërkombëtare e Poezisë dhe Sindromës Down

21 marsi shënon dy ditë ndërkombëtare që kujtohen në të gjithë botën, atë të Poezisë dhe Sindromës Down.

Dita Ndërkombëtare e Poezisë shënon ditën më të rëndësishme për poetët, që lidhet drejtpërsëdrejti me krijimtarinë e tyre letrare, shpirtërore dhe vitale. 21 marsi u shpall Dita Botërore nga e Poezisë, nga Unecso në vitin 1999. Ky vendim u mor në Kongresin e 30-të Unesco-s, zhvilluar në Paris.

Përveçse krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë politike, kjo datë mbart rëndësi për qëllimin e saj në vetvete, atë të përkrahjes së leximit të poezisë, nxitjes së krijimtarisë poetike dhe botimit të saj.

Por 21 marsi është edhe Dita Ndërkombvëtare e Sindromës Down, që cilësohet si një ditë globale e vetëdijes së nevojës për të përkrahur, informuar, e promovuar personat e prekur nga Sindroma Down.

Sot më 21 mars 2017, bëhen 12 vjet nga shpallja e kësaj dite, si një datë simbolike. Ishte Shoqata Franceze për Kërkime mbi Kromozomin e 21. Muaji tetor, ka qenë muaji i sensibilizimit për sindromën Down.

Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi dhe përkrahja për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.

Aktualitet

Archives