“Në zgjedhje me ose pa opozitën”, reagon Meta: Njoftojini të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 1990-ën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.

Kryetari i Kuvendit e njëherazi kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama dhe ato të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë.

Duke komentuar deklaratën e Luan Ramës një ditë më parë, i cili u shpreh se “zgjedhjet pa opozitën janë një farsë”, kreu i LSI-së u shpreh kjo deklaratë e tij është keqinterpretuar.

“Deklaratën e Ramës mos e transformoni. Do të ketë zgjedhje të shkëlqyera, duhet të punojmë për t’i çuar përpara dhe jo për t’i minuar. Mos i keqinterpretoni dhe transformoni deklaratat.”, mësohet të ketë thënë ai.

Sa i përket deklaratës që Rama bëri po ditën e djeshme në mbledhjen me grupin e PS-së, referuar burimeve që e transmetuan, bashkëkreu i koalicionit qeverisës Ilir Meta u shpreh se duhet qëndruar larg qëndrime që sjellin pasoja katastrofike.

“Shqipëria e njeh pluralizmin që në vitin 1990”, është shprehur Meta përkundër Ramës që tha se do të hyjë i vetëm në zgjedhje:

“Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”- tha Meta.

Aktualitet

Archives