Presidenti dekreton katër ministrat e rinj

Ashtu siç pritej, presidenti i Bujar Nishani ka dekretuar katër ministrat e rinj të kabinettit. Kështu, kreu i shtetit dekreton emërimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinë, Olta Xhaçka, e cila pason në këtë detyrë Blendi Klosin. Eduard Shalsi është dekretuar nga Presidenti si ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, detyrë të cilën e mbante Bledar Çuçi.

Vendin e Ilir Beqajt e ka marrë Ogerta Manastirliu, e cila është dekretuar nga Presidenti si mister e Shëndetësisë. Një prej emrave më të debatuar në arenën politike, Fatmir Xhafaështë dekretuar nga kreu i shtetit si ministër i Brendshëm, post të cilin prej më shumë se tre vitesh e mbante Saimir Tahiri.

Aktualitet