Tentuan të trafikonin 20 emigrantë në Angli

Dy shqiptarë janë dënuar për trafik ilegal të 20 personave në Angli në 1 shtator të 2015. Ferdinand Gjolla 41 vjeç u dënua me 8 vite burg, ndërsa 30 vjeçari Armand Mekolli me 3 vite e 3 muaj burg.

Këta dy shqiptarë në bashkëpunim edhe me një shofer polak tentuan të kalonin në Angli me një kamion 20 persona, 19 shqiptarë dhe 1 shtetas sirian.

Policia kufitare e ndaloi kamionin që supozohej se transportonte pajisje elektroshtëpiake, në terminalin e portit Tyne në North Shields pasi nuhatën një erë të pakëndshme që vinte prej brendësisë së automjetit.

Niedziechi i cili punonte për një firmë me baza në Varshavë, në Poloni u tha hetuesve se kishte udhëtuar nga Rimini, përmes Luksemburgut, Belgjikës dhe Holandës për t’i transportuar emigrantët më pas për në Britani.

33-vjeçari i cili kishte fshehur grupin e emigrantëve të paligjshëm në kamionin e tij tha për policinë se gjithçka ishte bërë pa dijeninë e tij.

Në gjykatë u deklarua se polaku kishte bashkëpunuar me shqiptarët për t’i futur emigrantët në Britani dhe kishin marrë në total një shumë prej 140.000 paund.

Shoferi polak Marek Niedziechi u dënua me 5 vite burg.

Aktualitet