Rama zbulon emrat e ministrave të rinj

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar lidhur me ndryshimet më të fundit që ka vendosur të bëjë në qeveri.

Pas kësaj mbledhje, ka qenë vetë kryeministri Rama ai që në një prononcim të shkurtër para gazetarëve ka zbardhur katër emrat e ministrave të rinj që do zëvendësojnë ministrat e shkarkuar një ditë më parë.

“Fatmir Xhafa do zëvendësojë Saimir Tahirin duke drejtuar Ministrinë e Brendshme, Olta Xhaçka emërohet Ministre e Mirëqenies Sociale në vend të Blendi Klosin, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë në vend të Ilir Beqajt dhe Eduart Shalsi, ministër i Pushtetit Vendor duke zëvendësuar Blendi Çuçin”, ka bërë me dije Rama.

Një ditë më parë kryeministri i vendit konfirmoi largimet e katër ministrave, Saimir Tahiri, Ilir Beqajt, Blendi Klosit dhe Bledi Çuçit. Sakaq ai arsyetoi se këto ndryshime po bëhen vetëm për fushatën e 18 qershorit dhe se nuk kanë asnjë lidhje me protestën e opoziyës apo me ndonjë kërkesë të Ilir Metës.

Sakaq kryeministri Rama pritet t’i nisë Presidentit Bujar Nishani shkarkimet dhe emërimet e reja.

Aktualitet

Archives