Lexoni libra për të jetuar gjatë.

Librat kanë fuqi të madhe te njeriu ku nëpërmjet tyre ndërtohet një individ por edhe një shoqëri e tërë.

Një lajm i mirë vjen pë rata që lexojnë pasi një studim i fundit thotë se të lexuarit e librave të zgjat jetën.

Në një studim nga Universitetit i Yale, morën pjesë 3 600 persona mbi moshën 50-vjeç ku ata që lexonin 3.5 orë në javë jetuan 2 vjet më shumë se ata që nuk lexonin, shkruan World Economic Forum.

Studimi ndoqi për 12 vjet pjesëmarrësit.

Të lexuarit, rriste jetëgjatësinë pavarësisht gjinisë, pasurisë apo edukimit.

Studimi nxori që të lexuarit e librave ishte më efikas se të lexuarit e revistave apo gazetave.

Leximi i librave, përfshinë më shumë të menduarit sesa leximi i revistave.

Studimi nxori gjithashtu se kjo mirëmbante funksionimin e trurit dhe çonte në jetëgjatësi.

 

Aktualitet

Archives