Qeveria mbledhje të pazakontë gjatë ditës së sotme

Pas lajmeve për ndryshime në kabinetin qeveritar, qeveria pritet të zhvillojë një mbledhje të pazakontë gjatë ditës së sotme (12 mars 2017). Mbledhja është parashikuar për në orën 10:00 paradite.

Ashtu sikurse është paralajmëruar, të hënën pritet të lëvizin disa ministra, të cilët do të zëvendësohen me njerëz politikë të PS-së.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përfol mesditën e së shtunës se kishte dhënë dorëheqjen por dy orë më pas Saimir Tahiri reagoi shkurtimisht në rrjetin social Facebook, duke mohuar që ta ketë dhënë apo tia ketë kërkuar kush dorëheqjen.

 TahiriPër saktësim, as me ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, më të forte do jemi, sot e gjithmonë, bashkë.

Ndërkohë, pas lajmit për dorëheqjen e tij, ministri Tahiri u pa të drekonte në një nga restorantet e kryeqytetit me drejtuesit e policisë dhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Pas drekës me drejtuesit e policisë, ministri Tahiri ka pritur në zyrën e tij ministrin e Jashtëm dhe drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushatin dhe Mimi Kodheli.

Aktualitet

Archives