Banesa përfshihet nga flakët, i moshuari mbetet brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët, e për pasojë një i moshuar dyshohet se ka humbur jetën.

Rasti është regjistruar në lagjen ‘Rus’. Po ashtu, mësohet se i moshuari, nuk ka arritur të dalë për shkak të flakëve dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Ndërkohë sipas raportimeve, zjarri rrezikon edhe tre banesa të tjera ngjitur. Në vendin e ngjarjes ndodhen 3 zjarrfikëse që po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi. Policia ka nisur evakuimin e banorëve nga shtëpitë që rrezikojnë nga flakët.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 10.03.2017, në orën 16.12 njoftohemi se në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në vendin e quajtur rruga e Vajgurit, në një banesë dy katëshe ku jetojnë dy familje, ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.
Punonjësit e policisë kanë evakuuar shtetasin R. H së bashku me familjen.

Ndërsa në banesën e shtetasit H.H., 74 vjeç, punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit nuk u futen dot për shkak të përmasave të mëdha të flakëve e që kishin përfshirë këtë banesë.

Shtetasi H.H. sipas deklarimeve të bashkëshortes dyshohet se ka ngelur brenda në banesë, ndërsa bashkëshortja ka dalë pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe autoambulanca.
Punohet për fikjen e zjarrit. Veprimet po kryhen me grup hetimor, në përfundim do të jepet dhe informacion i plotë.

 

Aktualitet

Archives