Autori që sulmoi me sëpatë 9 persona në Gjermani, është shqiptar

Sulmuesi që qëlloi me sëpatë nëntë persona në stacionin kryesor të trenit në qytetin gjerman të Dyseldorfit të enjten në mbrëmje vuante nga probleme psikologjike, ka konfirmuar policia.

I dyshuari është Fatmir H, 36 vjeçar nga Kosova, i cili jeton në qytetin perëndimor gjerman të Wuppertal, i cili pasi plagosi 9 persona, pesë prej të cilëve në gjendje më të rëndë, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u hodh nga një urë aty pranë, duke u vetëplagosur.

Ai është arrestuar dhe ndodhet në spital.

Policia tha se besonte se ai ka vepruar i vetëm. Për fat të mirë, asnjë prej të plagosur nuk janë në rrezik për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Një zëdhënës i policisë tha të enjten vonë se policia nuk e konsideron sulmin si akt terrorist, por si një “tërbim”.

Aktualitet

Archives