Kosova ngrin dialogun me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt

Parlamenti i Kosovës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës kërkohet lirimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Rezoluta ka marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, nga 79 deputetë që ishin në sallë 78 kanë qenë pro rezolutës, ndërkaq vetëm një ka votuar kundër.

Në rezolutë kërkohet edhe pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt.

Pikë e parë e dokumentit është

-Lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj që të ndodhë sa më shpejt dhe të konsiderohet detyre primare shtetërore.

-Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.

-Qeveria të kërkojë nga BE që të pastrojë listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

-Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë  shtetet tjera që refuzon juridiksionin  e një anshëm të Serbisë.

Rezoluta vjen pasi gjykata në Francë shtyu vendimin për kërkesën e Serbisë për të ekstraduar Haradinajn, duke mbajtur ndaj tij masën e ndalimit për të dalë nga territori francez.

Aktualitet