Berisha: Revolucioni demokratik nuk ndalet

Ish kryeministri Sali Berisha tha se revolucioni demokratik ndalet vetëm në realizimin e qëllimit të tij.

“Është një mision i madh, në këtë mision pa diskutim që kemi vështirësitë tona. Ka dhe një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë, po nga mafiozët e mbarë botës. Jemi shumë më të fortë, së pari sepse mbrojmë një kauzë të drejtë. Nuk vijmë këtu për karrige, por për misionin e lirisë, për votën e lirë. Nuk ka mision më të rëndësishëm të një shoqërie”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar kryeministri Rama, Berisha tha se “ky është vetëm fillimi, nuk ka parë asgjë akoma”.

Aktualitet

Archives