Barcelona bën të pabëshmen!

Pas ndeshjes, tejet i zhgënjyer për shkak të eliminimit, trajneri i PSG Unai Emery ka evidentuar 3 arsyet e eliminimit të skuadrës që ai drejton.

Emery kritikoi mungesën e personalitetit te futbollistët e tij, në momente të caktuara të ndeshjes, duke pranuar se shpesh futbollistët nuk ishin të përqendruar mjaftueshëm për të përballuar ndeshje të këtij niveli.

Më tej, trajneri i francezëve nuk la pa kritikuar as vendimet e gjyqtarit duke thënë: “Vendimet e gjyqtarëve ishin tërësisht kundër nesh dhe humbëm gjithçka në pak minuta”.

Në fund, ish trajneri i Sevillias pranon edhe forcën e kundërshtarit. “Luanim përballë Barcelonës, dhe vlerat e këtij ekipi dihen tashmë”, u shpreh Emery.

Aktualitet