Champions: Bajern e Real, për t’u konfirmuar çerekfinaliste

Champions League do të zbulojë këtë të martë dy skuadrat e para cerekfinaliste të kompeticionit, pasi nisin ndeshjen e kthimit të 1/8-ave. Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit mbeten favoritet e mëdhenj për të vijuar më tej duke iu referuar rezultateve  të ndeshjeve të para ndaj Arsenalit dhe Napolit.

Në fakt pak kush mund të besojë se “Topcinjtë” e Arsen Wenger do të mund ta përmbysin humbjen 5-1 të takimit të luajtur në “Allianz Arena”, aq më tepër kur kanë përballë një skuadër eksperte si Bajerni. Kampionët e Bundesligës janë praktikisht të kualifikuar, pasi vetëm një humbje 4-0 apo me 5 gola diferencë mund t’i nxjerrin jashtë kompeticionit. Një skenar i tillë duket thjesht utopik.

Udhëton drejt Napolit me statusin e favoritit Reali i Madridit, që fitoi 3-1 në “Santiago Bernabeu” me skuadrën e Hysajt, por një rezultat i tillë edhe pse i favorshëm nuk të lë ta bësh gjumin të qetë. Për të shmangur cdo surprizë të mundshme Zidane është treguar shumë i kujdesshëm gjatë dy javëve të fundit, për ta patur formacionin më të mirë të mundshëm në “San Poalo”.

Dani Carvajal, Marcelo, Toni Kross dhe Isco ishin në sol, ndërsa Cristiano Ronaldo i dëmtuar dhe gareth Bale i pezulluar në takimin e fituar 1-4 në fushën e Eibarit në La Liga. Të gjithë këta pesha të rënda pritet ta nisin titullarë sfidën e kthimin me Napolin. Nga ana tjetër skuadra  e Sarrit, ku aktivizohet Elseid Hysaj, vjen me moral të lartë pas suksesit në kampionat ndaj Romës dhe do të provojë  të pamundurën para publikut të zjarrtë napolitan.

Aktualitet

Archives