Presidenti Nishani me drejtuesit e Bujanovcit: Ju bëni krenar çdo shqiptar

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka nisur vizitën e tij në Luginën e Preshevës me një takim me drejtuesit lokalë të komunës së Bujanovcit. Të pranishëm aty ishin jo vetëm drejtuesit shqiptarë, por edhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Bujar Nishani është shprehur se vizita në një ditë të veçantë si 7 Marsi bën krenar këdo.

“Edhe një herë dua të shpreh jo vetëm falënderimet, por mirënjohjen më të madhe për këtë pritje të veçantë në këtë ditë që është dita e mësuesve por edhe si president i Shqipërisë me pjesën më krenare të popullit shqiptar.

Jo vetëm veten e familjet tuaja, por keni bërë krenar edhe gjithë popullin shqiptarë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për ta prezantuar atë me dinjitet e integritet”, tha gjatë fjalës së tij, presidenti Bujar Nishani.

Aktualitet

Archives