Seanca për “Vettingun”, shtyhet me një javë afati ngritja e komisioneve

Shtyhet në kuvend votimi për projektvendimet e ngritjes së komisioneve për vettingun, pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Ruçi deklaroi në seancë se duhet t’i jepet edhe 7 ditë kohë Avokatit të Popullit për të shqyrtuar kandidaturat për komisionet e Vettingut.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh se deri tani janë vetëm 21 kandidatë që kanë kaluar garën për komisionet e Vettingut, ndërkohë që duhet të zgjidhen 28 emra të tjerë.

“T’i japim një kohë prej 7 ditësh Avokatit të Popullit këta aplikues që të plotësojnë këto kërkesa formale me qëllim që komisioni ad-hoc të ketë një bazë të gjerë dhe jo vetëm 21 kandidatë për 28 vende. Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ankesa, të cilëve nuk u është mundësuar aplikimit, t’u jepet edhe një mundësi. Përsëri t’i japim 7 ditë kohë dhe kuptohet që rendi i ditës është pas një jave pasi të përfundojë ky proces. Kjo punë të bëhet tamam siç e kemi nisur. Komisioni Ad-Hoc të ketë jo vetëm 21 kandidatë për 28 vende por edhe 100 apo më shumë”, u shpreh Ruçi.

Pas fjalës së Ruçit në foltoren e parlamentit, Kuvendi shtyu afatin dhe mbylli punimet e seancës.

Aktualitet

Archives