Reforma mbështetet nga kryeministri Netanyahu

Izraeli synon të legalizojë marijuanën me anë të një reforme që mbështetet fuqimisht nga kryeministri i vendit Beniamin Netaniau. Sipas ligjit të ri, ata që kapen në publik duke tymosur marijuanë do të gjobiten me 255 euro.

Katër vjet më parë, Yair Lapid, rrezikoi të largohej nga politika ende pa qenë pjesë e saj. Disa cigare marijuanë që kishte tymosur në rini – të cilat i kishte mohuar – ishin prova se dhe lideri më i ri i i partisë kishte mësuar të gënjente njësoj si më të vjetrit. Ai vijoi të përgënjeshtronte edhe kur gazetarët kishin marrë dëshmitë e ish shokëve të tij të klasës në gjimnaz. Ndoshta tani Lapid do të kishte zgjedhur të thoshte të vërtetën. Dhe së bashku me të rreth një milion izraelitë që përdorin marijuanën. Qeveria konservatore ka vendosur ta dekriminalizojë, ata që ndalohen nga policia sepse e tymosin në publik vetëm do të gjobiten me 255 euro.

Në rastin e dytë gjoba dyfishohet, e kjo ndodh deri herën e katërt. Vetëm pas herës së katërt konsumatori mund të ndiqet ligjërisht. Komiteti që ka studiuar reformën e kërkuar nga Gilad Erdan, ministër për Sigurinë Publike, këmbëngul për domosdoshmërinë e ndërhyrjeve nga kriminalizimi në edukim me fushata që shpjegojnë dëmet e abuzimit me marijiuanë. Një minoren i cili ndalohet në publik duke tymosur marijuanë mund të vihet nën hetim vetëm nëse refuzon të jetë pjesë e një programi trajtimi.
Izraeli është vendi i dytë në botë për shpërndarjen e barit terapeutik, më shumë se 400 kilogramë në muaj për 18 mijë pacientë, mjafton receta e dhënë nga mjeku i autorizuar, apo të ankohesh se ke dhimbje shpine, pagjumësi, ankth apo trauma në një vend që prej kohësh është në luftë. Por përveç se nga ministri i Benjamin Netanyahu, la depenalizimi mbështetet dhe nga e majta radikale dhe nga deputetët e së djathtës ekstreme si Moshe Feiglin. Ai ka qenë ndër të parët që propozoi një ligj që bënte marijuanën mjekësore të disponueshme për të gjithë të sëmurët pa kaluar nëpërmjet burokracisë shëndetësore apo ndërhyrjeve të kompanive të mëdha farmaceutike. “Zoti na ka dhënë marijuanën – shkruante ai në një editorial të “Yedioth Ahronoth”, ndër të përditshmet më të shitura në vend — dhe është po ai që na jep lejen për ta përdorur.

Aktualitet

Archives