Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë 9 të pandehurit për rekrutim të luftëtarëve në organizatën terroriste ISIS

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me një total prej 126 vitesh burg 9 imamët e vetëshpallur të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për organizaten terroriste ISIS.

Gjykata vendosi 17 vjet burg për Genci Abdurrahim Balla, i vetëshpallur imam i xhamisë së Unazës së Re, 17 vjet burg për Gert Pashja, dhe 18 vjet heqje lirie për Bujar Hysan, edhe ky i vetëshpallur imam i xhamisë së Mëzezit.
Verdi Morava është dënuar me 13 vjet heqje lirie, Zeqir Imeri me 16 vjet burg, Orion Reci me 13 vjet burg, Fadil Myslimani me 12 vjet burg, Astrit Tola me 7 vjet burg dhe Edmond Balla me 13 vjet burg.
Prokurorja e çështjes, Elisabeta Ymeraj kishte kërkuar 152 vite burg në total.

Gjatë leximit të vendimit  rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të martës, në sallë pati reagime  shpesh herë edhe në kor, ndërsa nuk munguan as kërcënimet në drejtim të trupës gjykuese.

Aktualitet

Archives