Snapchat vlerësohet në Wall Street… 35 miliardë dollarë!

Kompania “Snap” që ka krijuar aplikacionin e famshëm të mesazheve “Snapchat” ka bërë një hyrje të bujshme sot në “Wall Street”, duke konfirmuar urinë e investitorëve për ekonominë e internetit pavarësisht dyshimeve mbi rentabilitetin e sektorit.

Aksionet, ku vlera baze ishte 17 dollarë, 45 minuta pas hyrjes në bursë u rritën me 47 për qind, duke kapur vlerën e 24,99 dollarëve për aksion.

Kompania e krijuar në vitin 2011 me emrin “Picaboo” dhe e bërë e famshme nga aplikacioni me mesazhe e saj jetëshkurtër dhe filtrat fotografikë, vlerësohej rreth 35 miliardë dollarë, duke i shndërruar dy krijuesit e saj të rinj, Evan Spiegel dhe Bobby Murphy në multimiliarderë pa mbushur akoma 30 vjeç.

Kompania që është pagëzuar me emrin “Snap” në shtator, rikthen mitin e “success story” të ekonomisë së internetit, duke shkatuar entuziazëm tek investitorët dhe duke rritur frikën për një flluskë ekonomike teknologjike.

Por kompania e re duhet të vërtetojë se mund ta bëjë rentabël aplikacionin e saj shumë të pëlqyer në moshat 18-25 vjeç.

Shumë ekspertë të sektroit dyshojnë për prespektivat e “Snap” në një mjedis shumë konkurues ku disa nga rivalët e saj si “Facebook” apo “Google” kanë në dispozicion kapacitete financiare shumë më të larta.

Aktualitet