Sot Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për vetingun

Kuvendi do të mblidhet sot pasdite ne një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar organet që do të vënë në lëvizje, Vetingun ose ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në urdhrin e kryeparlamentarit Ilir Meta përcaktohet se seanca plenare do të mbahet në ora 18.00.

Rendi i ditës, bazuar në urdhrin nr. 15, datë 3.3.2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, është si më poshtë vijon:

1. Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Aktualitet

Archives