Mogerini sot në Tiranë

Shefja e diplomacise europiane Federika Mogerini pritet te jete sot ne Tirane, ne kuader te turit te saj ballkanik. Gjate kesaj vizite zonja Mogerini do te takohet me autoritetet politike ne vend, me drejtues te grupeve dhe komisioneve parlamentare si dhe me studente. Ne nje njoftim paraprak te shperndare per mediat nga zyra e delegacionit te BE ne Tirane, thuhet se pasdite ne oren 17.30 zonja Mogerini do te mbaje nje fjalim para studenteve ne Universitetin Politeknik te Tiranes. Kurse ne oren 20.15 do te kete nje deklarate per media nga kryeministria, pas takimit me shefin e qeverise Edi Rama. Takimet e tjera te perfaqesueses per politike te jashtme te BE pritet te behen te ditura gjate dites se sotme. Vizita e Federika Mogerinit ne Tirane zhvillohet ne nje kohe qe opozita ka bojkotuar parlamentin prej 2 javesh dhe proteston duke kerkuar qeveri teknike qe do te coje vendin ne zgjedhje. Zbatimi i reformes ne drejtesi, duke nisur nga vetingu, mbetet paresor sipas nderkombetareve.

Aktualitet