Parlamenti Evropian propozon vendosjen e vizave për amerikanët

Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian, është diskutuar për vazhdimin e zbatimit të regjimit të vizave nga ShBA-të kundrejt disa qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së.

Në një votim të kryer pas diskutimit është marrë një vendim jodetyrues, ku theksohet se Komisioni i BE-së ligjërisht është i detyruar të zbatojë vizat për shtetasit e ShBA-ve, e cila zbaton regjimin e vizave kundrejt qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së.

Në vendim është kërkuar që KE brenda dy muajve të marrë masat e nevojshme kundrejt zbatueshmërisë së vizës për shtetasit amerikanë.

ShBA-të vazhdojnë të kërkojnë viza për qytetarët e Bullgarisë, Kroacisë, Qipros greke, Polonisë dhe Rumanisë, të cilat janë anëtare të BE-së.

Edhe BE-ja në kuadër të mekanizmit të reciprocitetit të vizave duhet të marrë masa kundër ShBA-ve, e cila ruan pozicionin e saj aktual pavarësisht se janë bërë paralajmërimet e nevojshme.

Aktualitet

Archives