Arrestohet deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për arrestimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në kufi me Maqedoninë.

Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot më 03.03.2017 gjatë ditës ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në PKK-Hani i Elezit.

Lëvizja Vetëvendosja e quajti arrestimin provokim   në kohën kur paralajmërohet demarkacioni

“Veprimet e padrejta do ta tensionojnë situatën.  Arrestimi i deputetes Kadaj është i papranueshëm” thuhet në deklaratën e tyre.

 

Policia kufitare njoftoi se kishte zbatuar urdherndalimin per deputeten duke e njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë e njëjta do të shoqërohet në Gjykatën.

Aktualitet

Archives