Kombëtarja e Femrave testohet me Malin e Zi

Kombëtarja Shqiptare e Femrave do të zhvillojë këtë të martë në orën 12:00 në “Elbasan Arena” takimin e parë miqësor me Malin e Zi, një kundërshtar i një niveli të përafërt me skuadrën që drejtohet nga Armir Grima.

Sipas vetë Grimës, ky grumbullim dhe përballja e dyfishtë me fqinjët e Malit të Zi do t’i japë mundësi stafit teknik të krijojë një ide të qartë për gjendjen e skuadrës një muaj para paraeleminatoreve të Botërorit.

Shorti për paraeliminatoret e Botërorit e hodhi Shqipërinë në të njëjtin grup me Kosovën, që pavarësisht se merr për herë të parë pjesë në kompeticionet Europiane, është një përfaqësuese me nivel shumë më të lartë se shumë skuadra të tjera.

FSHF nga ana e saj ka dhënë orientime të qarta për evidentimin e të gjitha vazjave shqiptarë që luajnë në kampionate të ndryshme europiane dhe jo vetëm.

Ndërkohë, miqësore me Malin e Zi do të zhvillojë edhe Kombëtarja U19 e Femrave, që do të zhvillohet të mërkurën në Fier.

Aktualitet

Archives