Autogoli i çuditshëm nga portieri, mbledh topin me dorë dhe e kalon përtej vijës fatale

Feyenoord-PSV dhuroi emocione por edhe episode të cuditshme në fushë nga ku fituesi i derbit të kësaj jave në futbollin holandez është vendosur nga një gafë apo një veprim i pamenduar mirë dhe qesharak i portierit të PSV.

Në minutën e 83’të kur rezultati i derbit Feyenoord – PSV ishte 1-1, portieri Jeroen Zoet priti një gjuajtje të kundërshtarit. Por, e kaloi vet topin përtej vijës së portës.

Me gjithë insistimin e lojtarëve të PSV se topi nuk e kishte kaluar vijën e portës, arbitri e pranoi golin duke u bazuar tek teknologjia në fushë, e cila e ndihmoi të akordonte golin.

Aktualitet

Archives