Marine Le Pen imiton Trump dhe sulmon mediat

Marine Le Pen, leader of the French Front National, FN, speaks during a joint news conference with Head of Austria's Freedom Party, FPOE, Heinz-Christian Strache in Vienna, Austria, Friday, June 17, 2016. (AP Photo/Ronald Zak)/XRZ108/16169369655761/1606171222

Si Trump, më shumë se Tramp, me Marin Lë Pen, fantazma e presidentit amerikan ka mbërritur dhe në Europë. “Mediat kanë humbur besimin e popullit, “Do të rivendosim kufijtë kombëtarë”, “do anulohen traktatet e BE”; fjalimet e Lë Pen bëhen çdo ditë e më shumë radikalë, ndërsa nga ana tjetër sondazhet e favorizojnë gjithnjë e më shumë. Në takimin elektoral në Nante, ajo akuzoi rëndë gjykatësit, mediat dhe rivalët politikë duke premtuar një ushtri më të fortë, polici më të armatosur një Francë të pavarur dhe më të fuqishmen në botë.
Ndërsa për herë të parë në një fushatë elektorale në Francë rolin protagonist e kanë hetimet dhe akuzat. Por nëse në rastin e Fijon pasoja është rënia e popullaritetit, ku sondazhet e fundit e shohin të eliminuar që në raundin e parë të votimit me 20 për qind të mbështetjes, Lë Pen forcohet me 27 për qind dhe e ndjekur nga Emanuel Macron me 25 për qind. Sipas lideres së Frontit Kombëtar, hetimet janë një faj i mediave, Lë MOnde mbështet fushatën e Macron dhe gazetat humbasin besimin e popullit i cili tashmë i beson vetëm internetit për tu informuar.
Sa më shumë thellohen hetimet aq më shumë ashpërsohet fushata kundër mjeteve të informimit.
Ndërsa një ditë më parë u zyrtarizua dhe hetimi ndaj Frédéric Chatillon, njeriu kyc i fushatave elektorale të ‘Bleu Marine’, dhe ai i akuzuar për mashtrim dhe keqpërdorim të fondeve publike. Qëndrimi i Marine Le Pen është ai i një sfide të hapur ndaj gjykatës, të mërkurën e kaluar ndaj thirrjes për të dëshmuar ajo reagoi me një letër ku shkruante se nuk do të paraqitej tek hetuesit para se të përfundonin zgjedhjet.
Jean-Jacques Urvoas, ministri francez i drejtësisë, i intervistuar nga “Le Journal du Dimanche”, konfirmoi se nuk ka asnjë justifikim për atë që Fronti Kombëtar e konsideron një armëpushim elektoral në hetime. Por dhe në frontin e brendshëm të Frontit Kombëtar jo gjithcka duket e qetë, me personin më influent politikisht të viteve të fundit, Florian Philippot, numri 2 i partisë dhe i konsideruar si më i gatshëm për dialog, i cili me kthesën radikale të javëve të fundit po lihet mënjanë. Gjithnjë e më shumë. Por asgjë nga këto nuk reflektohet në sondazhe ku Marine Le Pen kryeson ende e ndjekur nga Macron, i cili dy muaj para zgjedhjeve duket si kundërshtari më i mundshëm dhe sfiduesi në balotazh.

Aktualitet

Archives