Vendimi dëshpërues i UEFA-s, Duka i revoltuar: Plotësojeni ëndrrën e fëmijëve të Kosovës!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka është shprehur që Kosova e meriton të bëhet pjesë e familjes europiane të futbollit. “Kosova zhvillon kampionatin e saj, ndeshje miqësore dhe meriton  që t’i japim dritën jeshile për t’u bërë pjesë e UEFA-s dhe për të marrë pjesë në evente europiane.

Duhet t’ju japim mundësi të gjithë fëmijëve të Kosovës që të luajnë futboll dhe ta realizojnë ëndrrën e tyre.  Ju kujtojmë që shumica e federatave sportive të Kosovës tashmë janë të pranuara ndërkombëtarisht. Ne nuk na pengon aspak që Kosova të jetë pjesë e UEFA-së.

Do të ishte në interes të gjithëve në UEFA që të kemi një anëtar të ri dhe nuk dua që politika të jetë ajo që vendos”, tha Duka.

Aktualitet

Archives