Mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE

Publikohet raporti i “Amnesty International” për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë për vitin 2016-2017. Në pjesën kushtuar Shqipërisë, raporti nënvizon faktin se mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjermania ishte vendi më i kërkuar nga azilkërkuesit dhe pjesa më e madhe e kërkesave u refuzuan.

Raporti përmend se komunitetet rome dhe egjiptiane në Shqipëri jetojnë në kushte të vështira, ndërsa renditen më tej edhe zhvillime të tjera, si ai i qershorit, kur një gjykatës pezulloi nga detyra drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, për abuzim me detyrën, për përdorimin e një pajisjeje përgjimi, ndërsa, nënvizon raporti, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes akuzuan gjykatësin se i shërben opozitës.

Raporti përmend votimin e reformës në drejtësi dhe si në vitet e mëparshme dhe kushtet jetesës në disa burgje të Shqipërisë si ende të vështira.

Aktualitet

Archives