Topalli: Duhet të gjenden edhe forma të tjera për të protestuar

Ish-kryetarja e Kuvendit, deputetja demokrate, Jozefina Topalli tha se protesta e opozitës ka filluar duhet të gjenden edhe forma të tjera, jo vetëm qëndrimi në çadër.

Mesazhi kishte dy anë të saj. Mesazhi i parë ishte një kundërshti totale e mënyrës së keqqeverisjes deri tanishme dhe mesazhi i dytë ishte ndaj opozitës që ndryshon situatën. Në këtë kuptim është për t’iu përuluar atyre qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes të cilët kanë qënë gati për të reaguar ndaj një degradimi total që po ndodh në shoqërinë tonë në të gjitha fushat. Por mbi të gjitha me atë që po ndodh me shtetin shqiptar që është në pikën më të ulët. Shqipëtarët kanë protestuar ndaj varfërisë, korrupsionit dhe është protestë dhe frikë ndaj lirimit të bandave. Është frikë lirimi i bandës hakmarrja për drejtësi.

Unë nuk jam radikale në qenien time, por unë shoh ku po katandiset vendi im dhe në këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër: Një lëvizje e fuqishme, një protestë e madhe që duhet shumfishuar në çdo lagje në cdo qytet.

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se : Njerëzit janë të mërzitur, ndaj dhe është detyra e politikanit për ta kuptuar cfarë dhimbje kanë. Nëse e kuptojmë këtë duhet të mendojmë cfarë duhet të bëjmë nesër, por nuk kemi kohë për të pritur, por duhet të lëvizim në çdo sekondë në çdo vend. Çadra nuk është e vetme ka shumë forma të tjerë protestimi për të bërë presion.

Aktualitet

Archives