Mos nënvleftëso askënd

Një fëmijë shtat shkurtër, hyri tek berberi, i cili i pëshpëriti klientit që po qethej:”Ky është fëmija më idiot në botë dhe psenë ta tregoj tani.” Menjëherë, ai futi dorën në xhep dhe që andej nxori dy monedha, njëra njëqind lekëshe dhe tjetra njëzet lekëshe. Pasi i kërkoi djaloshit të afrohej, ai i zgjati dy duart, ku në secilën prej tyre kishte njërën nga dy monedhat e lartpërmendura. Djali mori monedhën njëzet lekëshe dhe u largua pa thënë asnjë fjalë.

Mandej, berberi iu drejtua klientit që po priste dhe i tha:”A e nuk të thashë se ky fëmijë është idiot dhe nuk merr erë nga kjo botë?! Gjithmonë ai zgjedh njëzet lekëshin, duke lënë një qindëshen.”

Pasi klienti u qeth dhe doli jashtë, dalloi djalin i cili po dilte nga dyqani i akulloreve. Kureshtja e shtyri ti afrohet dhe ta pyesë:”Përse gjithmonë zgjedh njëzet lekëshin dhe nuk merr qindëshen?!”

Djali, me buzën në gaz ia ktheu:”Atë ditë që do të marr qindëshen, lojës time i vjen fundi dhe nuk blej dot më akullore!”

Morali:

Ndonjëherë, mendojmë se disa njerëz nuk e meritojnë vlerësimin tonë për atë që bëjnë. Në fakt, ne i kemi nënvleftësuar aftësitë e tyre, për shkak të padijes tonë. Prandaj, kurrë mos e nënvleftëso dikë! Kurrë mos e nënvleftëso dhe mos e ironizo dikë sepse është i vogël. Mushkonja është e vogël, por të lë gjithë natën pa gjumë dhe të shkakton goxha kokëçarje.

Aktualitet

Archives