Kujdes! Wi-Fi është një vrasës i heshtur që po na vret ngadalë

Përpos përfitimeve që kemi nga interneti pa pagesë, jo të gjithë e dinë që ai është shumë i dëmshëm për shëndetin tonë.

Valët elektromagnetike mund të shkaktojnë shumë dëme. Ne e injorojmë këtë fakt sepse praktikisht nuk kemi njohuri për të. Duke pasur parasysh kohën, këto sinjale dëmtojnë trupin. Një studim i kryer nga Agjencia e Shëndetit britanik ka provuar se valët Wlan pengojnë rritjen e njerëzve dhe bimëve.

Pasojat kryesore, negative nga ekspozimi i Wi-Fi janë: lodhje kronike, dhimbje e veshëve, mungesa e përqendrimit, dhimbje koke të shpeshta dhe të forta, çrregullim i gjumit etj.

Ne nuk mund të jetojmë pa teknologjinë dhe kjo është një fakt. Por ne duhet të mësojnë se si të mbrojmë veten nga efektet e dëmshme të saj.

Ja disa këshilla praktike se si mund të mbroheni nga valët e dëmshme të Wi-Fi-së.

Fikeni Wirelessin nga telefoni ose tableti kur shtriheni për të fjetur!

Mos e lini gjithmonë hapur atë, por përdoreni vetëm kur ju duhet domosdoshmërisht!

Zëvendësoni telefonat pa tel në shtëpi, ma to kabllore! (Edhe pse mund të duket pak primitive)

Shmangni këto valë në kuzhinë dhe sigurisht në dhomën e gjumit!

Valët e Wirelessit tani mund të gjenden kudo. Zakonisht, shumica e atyre që shkojnë në një lokal për të pirë kafe, sapo ulen kërkojnë kodin e wirelessit dhe më pas bëjnë porosinë se çfarë do të pinë. Dhe në shtëpi ndodh e njëjta gjë. Nuk shtyhet dita pa Wi-Fi. Përveç lokaleve dhe shtëpive, të rinjtë e sotëm kanë lidhje Wi-Fi edhe në rrugë, pasi telefoni lidhet automatikisht me internetin e të gjitha lokaleve ku ata kanë qenë. Madje kohët e fundit kërkohet Wi-Fi edhe në shkolla. E si mund ta shtysh ndryshe një orë të mërzitshme leksioni?

Aktualitet

Archives