Ted Malloch: Administrata Trump mund të ekstradojë Gulenin në Turqi

Prof. Ted Malloch, kandidat i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për detyrën e ambasadorit në Bashkimin Evropian, deklaroi mëngjesin e të hënës se kryebanditi i organizatës terroriste guleniste (FETO), Fethullah Gulen, mund të ekstradohet në Turqi.

Gjatë interviste ekskluzive për një televizioni privat turk, Ted Malloch u ndal veçanërisht mbi procesin e ekstradimit të Gulenit.

“Ne kemi të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me ngjarjet e verës (15 korriku) dhe tentativën për grusht shteti. Përse SHBA-ja të mos e bëjë ekstradimin në fund të procesit? Në administratën Obama nuk ishin bërë hapat e duhura. Ishin ngritur akuza për lidhjet e kësaj organizate me Fondacionin ‘Clinton’. Por unë mendoj se Fethullah Guleni mund të ekstradohet gjatë administratës Trump. Në territoret tona po strehohet një emër, i cili qëndron pas një tentative të tillë për grusht shteti. Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ne kemi partneritet strategjik me të. Kërkesa e Turqisë i duhet përsëritur edhe administratës Trump”, tha Malloch.

Sa i përket Donald Trumpit dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me të cilët kandidati për detyrën e ambasadorit amerikan në BE thekson se “do të kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin”, ai shprehet me këto fjalë: “Dihet që mes këtyre dy liderëve ka bisedime mjaft konstruktive. Ata mund të takohen ballë për ballë gjatë muajve në vijim. Mendoj që ka shumë ngjashmëri mes aftësive dhe karaktereve të Trumpit dhe Erdoganit.”

Të ngjashme – shtoi Ted Malloch – janë gjithashtu objektivat e tyre, pasi Erdogani synon ta bëjë Turqinë sërish të madhe dhe Trumpi Amerikën gjithashtu.

“Jam i mendimit që Presidenti Trump është më se i vetëdijshëm jo vetëm për rëndësinë tregtare të Turqisë, por edhe për peshën politiko-ushtarake të saj”, nënvizoi prof. Malloch mes të tjerash.

Aktualitet

Archives