Kryeministri Rama në Kosovë, uron ditën e pavarësisë

Pas seancës solemne, kryeministri Rama në një deklaratë për media u uroi të gjithë qytetarëve të Kosovës ditën e pavarësisë, të cilët i quajti si vëllezër dhe motra.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas seancës solemne, kryeministri Rama në një deklaratë për media u uroi të gjithë qytetarëve të Kosovës ditën e pavarësisë, të cilët i quajti si vëllezër dhe motra. Ai tha se ky është një përvjetor i radhës me një peshë të jashtëzakonshme, meqë sipas tij ditët e vështira të një të kaluare jo të largët ende janë të freskëta.

Rama po ashtu uroi kthimin sa më shpejtë të Haradinajt në Kosovë, duke thënë se “Pa praninë e tij ka një mungesë, mungesa e tij është edhe një ftesë për këtë ditë në reflektim për të gjithë lidhur me atë sa shumë akoma ka për t’u bërë në funksion të raportit, jo të tonit, jo të Kosovës por të gjithë të tjerëve me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ai po ashtu tha se kjo duhet të konsiderohet si një ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë por edhe për serbët dhe për të gjithë të tjerët.

“Dita ditës Kosova dëshmon se është një shembull rrezatues i bashkëjetesës harmonike dhe u dëshmon të gjithë të tjerëve se kjo është jo vetëm e dëshirueshme por edhe e mundur”, tha së fundmi Rama.

Aktualitet

Archives