Man. United në gjurmët e “yllit” italian

Andrea Belotti ka përfunduar në lupën edhe të Manchester United. Paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit të Torinos këtë sezon nuk kanë ngelë pa u vënë re as nga tekniku portugez i “Djajve”.

Edhe pse nuk ka ende një kontakt zyrtar, “Tuttomercatoweb” shkruan se prej disa ndeshjesh, ylli i sulmit italian po vëzhgohet nga klubi anglez.

Situata në sulmin e Manchester-it duhet se nuk është e duhura, pasi Marcus Rashford po zvarrit nënshkrimin e kontratës së re me frikën e qëndrimit për një kohë të gjatë në stol. Ndërsa Tottenham është vënë në gjurmët e francezit Anthony Martial.

Në këtë situata, Mourinho sheh te Belotti sulmuesin e duhur për një fanelë titullari në “Old Trafford”. Sulmuesi i Torinos këtë sezon i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet dhe golat e tij, duke bërë të interesohen për të klubet më të rëndësishme Europiane, por edhe ato italiane, ku Juventusi dhe së fundi Milani janë vënë në garë për të.

Aktualitet

Archives