Trump bën autokritikë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),  Donald Trump në një reportazh për “Fox News” bëri komente shokuese për vendin e tij.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të njohur të “Fox News”, Bill O’Reilly, i cili tha se “Putini është një kriminel”, presidenti i ri amerikan bëri këtë koment: “Po pse Amerika është e pafajshme”?!

Pyetjes së O’Reilly se kishte respekt apo jo për Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, Tramp iu përgjigj kështu: “Kam respekt për shumë njerëz. Por megjithëkëtë kjo nuk do të thotë që do të punoj me atë. Ai është lideri i vendit të vet. Unë mendoj se bashkëpunimi me Rusinë është i mirë se sa mos-bashkëpunimi me të”.

Ndërsa reagimi i Trampit ndaj fjalëve të Orajllit “mirëpo ai është një kriminel, Putini është një kriminel”, ishte në formën: “Ka shumë kriminelë. Edhe ne (Amerika) kemi shumë kriminelë. Çfarë mendon ti, se vendi ynë është i pafajshëm?”.

Aktualitet

Archives